Gjashtë vjet pas vrasje së Heroit të Kosovës, Enver Zymberi në një intervistë për portalin arbresh.info babi i tij Muharrem Zymberi është pesimist në zbardhjen e vrasjes së djalit të tij.
Ai nuk dëshiron të komentojë shumë se sa ka arritur shteti për zbardhjen e vrasjes së djalit të tij, që humbi jetën tragjikisht.
Enver Zymberi ishte pjesëtar i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002.
Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, derisa po ndërhynin në pikën kufitare 1 dhe 31 për ta rikthyer sovranitetin e shtetit të Kosovës, në të cilën kontrabanta kishte shtrirë rrënjët që nga paslufta.
Heroi i Kosovës dyshohet se u vra me urdhër të Strukturave Paralele Ekstremiste Serbe. Për ata që organizuan sulme ndaj forcave të ROSU, edhe Interpoli ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar, shkruan arbresh.info.
Nga plaga e rëndë Enver Zymberi ndërroi jetë rreth orës 22:10 në Klinikën Universitare të QKUK-së në Prishtinë.
Ai u varros me nderime të shumta në vendin e tij të lindjes ku të pranishëm ishin ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Presidentja Jahjaga e ka shpallë Enver Zymberin, Hero i Kosovës.
Zymberi ka lënë pas gruan dhe katër fëmijë. /Arbresh.info/B.Agushi
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...