Trafiku Urban në kryeqytet ka njoftuar se do të ketë reduktim të orarit të qarkullimit të autobusëve si pasojë e masave të fundit të qeverisë kundër pandemisë COVID-19.
Nga data 22 janar deri më 4 shkurt 2022 autobusët e linjave të Trafikut Urban do të qarkullojnë deri në 21:30 kur bëhet edhe nisja e fundit.
“Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit të autobusëve! Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 21.01.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 ju njoftojmë se se nga data 22 janar 2022 deri më 4 shkurt 2022, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 dhe nisja e fundit do të realizohet në ora 21:30”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani