Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 33 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Njoftimi i plotë:
Sot janë shëruar 3 mijë e 329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172 mijë e 44.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
01 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.781.110 doza të vaksinës.
Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 10.087 testime, 2.033 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 3.329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044.
Në total numri i rasteve aktive është 32.906./arbresh.info/
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...