Studentët sot marshojnë kundër Asociacionit: Pavarësisht bindjeve politike të gjithë duhet t’i themi jo

08:10 | 15 Shkurt 2023
E.H

Parlamenti i Studentëve të UP-së njoftoi se sot do të organizojnë marsh kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Siç thuhet në njoftim, marshi do të nisë nga ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në ora 16:00, ndërsa nga këta theksojnë se marshi do të jetë gjithëpopullor.

Parlamenti Studentor të martën ka ftuar edhe qytetarët tjerë dhe studentët e universiteteve publike tjera e private për të marrë pjesë në këtë marsh.

“Parlamenti Studentor përmes email-it ka ftuar menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës, Senatin e Universitetit, parlamentet studentore të universiteteve publike, organizatat studentore, Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, partitë politike përfshirë edhe ato të komuniteteve joshumicë, komunat e Kosovës, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet joformale për t’ju bashkuar marshit kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe që do të organizohet më 15 shkurt, me fillim nga ora 16:00, para Bibliotekës Kombëtare.Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, prandaj pavarësisht bindjeve politike të gjithë duhet të jemi bashkë kundër tij”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.

Ndryshe, sot shënohet 53-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme