Google ADS

Reagon Qeveria: Kishte përpjekje për ta eskaluar protestën

16:59 | 29 Janar 2022
A Z

Pas protestës së organizuar nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës, ka reaguar nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përprarim Kryeziu ka thënë se përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore.

Postimi i plotë:

Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin.
Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike./arbresh.info/

 

Të ngjashme