Google ADS

6 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë i vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë

15:12 | 28 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook, transmeton arbresh.info

MSH bën të ditur se kanë rezultuar 6 raste të reja pozitive dhe janë shëruar 5 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

28 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 335.

Të ngjashme