Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur qytetarëve nuk u shlyhet borxhi edhe pas kryerjes së obligimeve. Në ujësjellësin rajonal ‘’Prishtina’’ thonë se është e vërtetë se ka raste të tilla. Ata thonë se ankesat e qytetarëve po i shqyrtojnë dhe po punojnë që problemet e kësaj natyre të evitohen sa më shpejt.
Gentiana Krasniqi, nga Prishtina, është një nga qytetarët e shumtë, që edhe pasi ka bërë pagesën e ujit, borxhi nuk i është fshirë. Ajo tha për Radio Kosovën se faturën e ujit për muajin shkurt e ka paguar në një institucion mikrofinanciar, por, kur ka marrë faturën e muajit mars, ka parë se borxhi nuk i është fshirë, raporton Radio Kosova.
“Kam pasur problem shumë me faturat e ujësjellësit. Më ka ndodh dy herë që e kam paguar faturën, dhe muajin tjetër përsëri më ka ardhur fatura me borxhin e vjetër, do me thënë, edhe pse e kam paguar, borxhi nuk është fshi. E për këtë, kam bërë ankesë në ujësjellës, se nuk është në rregull ta paguash faturën, e borxhi mos me t’u fshi”, tha Krasniqi.
Gentiana pohoi se nuk po arrin të kuptojë se ku është problemi, dhe si është e mundur që edhe pas kryerjes së obligimeve borxhi të mos fshihet. Ajo kërkon që borxhi t’i fshihet dhe të merren masa që këto probleme të mos përsëriten më.
E se disa qytetarë kanë probleme të tilla të mos fshirjes së borxhit edhe pas kryerjes së pagesave, e konfirmon edhe zëdhënësja e Ujësjellësit rajonal ‘’Prishtina’’, Arjeta Mjeku, e cila për radion tonë, tregoi arsyet se pse po ndodh ky problem.
“Kjo po ndodh për shkak se konsumatorët kur po i kryejnë pagesat, nuk po e shkruajnë numrin e faturës apo edhe kodin e konsumatorit. Por pagesat po i kryejnë vetëm me emër e mbiemër, që po na vështirëson identifikimin e pagesave. Përqindja është shumë e vogël e pagesave të cilat kanë probleme të tilla”, tha ajo.
Zëdhënësja Arjeta Mjeku, tha se Ujësjellësi rajonal ‘’Prishtina’’, po i shqyrton në vazhdimësi ankesat e qytetarëve dhe gabimet po përmirësohen duke fshirë borxhet. Ajo theksoi se ky është problem teknik, dhe se Ujësjellësi po punon për tejkalimin e tij. Mjeku tha se për këtë, Ujësjellësi do të krijojë një modul financiar që pamundëson pagesën e faturave të ujit pa u dhënë numri i faturës apo kodi financiar i konsumatorit./Radio Kosova/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...