Prokurori i Shtetit, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave (zyrtarëve publikë) të Lipjanit për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” si dhe “Mashtrimi”.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj 9 personave për shkak të veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ dhe ‘Mashtrimi’, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se, Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe veprën penale të “Mashtrimit”.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit të futbollit në fshatin Magure – Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani. /arbresh.info/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...