Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në 11 lokacione në katër rajone, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, dhe Gjilan.
Sipas njoftimit të policisë në këtë aksion janë sekuestruar dy pushkë automatike AK 47, dy ushkë gjuetie, një pistoletë, pesë karikatorë, 116 fishekë, dhe janë shoqëruar në polici 10 persona, pas intervistimit të tyre të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, bashkë me njësitet mbështetëse policore, ka bërë realizimin e një urdhër-kontrolli, bazuar në hetimet që ishin zhvilluar më herët në lidhje me dyshimet për veprën penale nga Neni 364 i KPRK-së “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Gjatë këtij operacioni policor, sot, me datën 02.11.2023, është bërë kontrollimi i shtëpive me objektet përcjellëse dhe e një lokali në njëmbëdhjetë (11) lokacione, në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan. Gjatë kontrollit të lokacioneve të lartcekura janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë materiale si në vijim:
• dy (2) pushkë automatike AK 47,
• dy (2) pushkë gjuetie,
• një (1) pistoletë,
• pesë (5) karikator,
• njëqind e gjashtëmbëdhjetë (116) fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.
Në polici janë shoqëruar dhjetë (10) persona dhe pas intervistimit të tyre të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri