Google ADS

6 persona të prekur me koronavirus janë në gjendje kritike

13:23 | 24 Qershor 2020
Arbresh.info

6 persona të prekur me koronavirus në Kosovë janë në gjendje kritike.

Ata gjenden në mjekimin intensive në QKUK, shkruan arbresh.info.

Në raportin e ditës të QKUK-së thuhet se gjithashtu në klinikë gjenden të shtrirë gjithsesi 85 raste me koronavirus.

“Në raportin e datës 24.06.2020 të Klinikës Infektive në QKUK, bëhet e ditur se në klinikë janë të shtrirë 100 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 85 raste.
42 raste janë duke u trajtuar ne reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike”, thuhet në raport.

Ndërsa 8 persona të tjerë të shëruar nga Covid 19, 2 raste ende pozitive, por në gjedje stabile do të lirohen sot nga klinika./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme