Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor sot do ta vizitojë Kosovën.
Pahor do të pritet nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Presidenti i Sllovenisë, është duke zhvilluar një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky turne vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, që do të mbahet në Brdo pranë Kranjës.
Para disa ditësh, Pahor qëndroi në Beograd, nga ku, ndërsa foli për dialogun Kosovë-Serbi, kërkoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Kosova.
“Sa herë i kam vizituar miqtë e mi në Prishtinë, u kam thënë se duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe nëse duam që një proces të jetë i besueshëm”, ka thënë pahor në kryeqytetin serb.
Pahor kishte thënë se gjatë vizitës në Kosovë do të dërgojë disa mesazhe të rëndësishme.
“Në Prishtinë, së pari, do të them se çështjet e mbetura aktuale, në shtator dhe tetor, duhet të zgjidhen me dialog, dhe së dyti, dialogu duhet të jetë më ‘i gjallë’, mendoj se ka shumë mosbesim”, ishte shprehur ai. /arbresh.info/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez