Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti i Turqisë

15:16 | 1 Mars 2022
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

Në njoftimin e presidencës turke thuhet se në takimin e Osmanit me Erdoganin do të adresohen të gjitha aspektet bilaterale mes dyja vendeve.

”Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral. Gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentes së Kosovës, Osmani -Sadriu, në Turqi, do të diskutohen zhvillimet aktuale bilaterale dhe ato në Ballkan”./arbresh.info/

Të ngjashme