Google ADS

Njohësi i sigurisë: Zhvillimet në Ukrainë mund të ndikojnë edhe në Kosovë, të mblidhet Këshilli i Sigurisë

09:52 | 22 Shkurt 2022
V. S.

Edhe pse Kosova ndodhet shumë larg nga zonat e konfliktit në Ukrainë, zhvillimet e fundit nga atje mund të kenë ndikim indirekt edhe në vendin tonë.

E, deklaratat nga Rusia se Kosova, Shqipëria e Bosnja po dërgojnë mercenar në Ukrainë, duhet të jenë sinjal për Institucionet e vendit.

Kështu thotë për arbresh.info, njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibisihi.

Sipas tij, Kosova duhet të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

“Kosova duhet të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pasi veç është paralajmëruar në fund të muajit vizita e sekretarit të përgjithshëm të këshillit të sigurisë së Rusisë, realisht këtu kemi zhvillime pasi ai do të ketë takime më këshillin e inteligjencës  së Serbisë dhe pastaj nga pala Ruse u paralajmëruar se Shqipëria, Kosova e Bosnja po dërgojnë mercenar në Ukrainë dhe paralajmëroj sanksione”, thotë ai.

Ibishi thotë se, Kosova duhet ta merr seriozisht ketë situatë, pasi që mund të ketë tendencë për destabilizim të vendit.

“Krejt këto zhvillime mund të qojnë implikime në Kosovë dhe mendoj që ne duhet të ndrisim vetëdijen seriozisht pasi krejt këto paralajmërime nga rajoni si sekretarit të përgjithshëm të Rusisë mund të paraqesin një tendencë për destabilizimin e vendit duke i parë deklaratat e tyre se këto tri vende po dërgojnë mercenar në Ukrainë”, thotë Ibishi.

Ibishi, ka komentuar edhe zhvillimet në Mal të Zi që sipas tij, edhe aty mund të jetë një sinjal për një destabilizim të rajonit.

Ai thotë se, kjo mund të ndodh nga Rusia në mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga Ukraina.

“Krejt këto zhvillime të fundit mund të qojnë në zhvillime negative në rajon duke nxit konflikte të mundshme që do të ndikojnë të tërheqin vëmendje nga Ukraina. Tri shtete nuk janë në harmoni më interesa Ruse e kemi para edhe Malin e  Zi më zhvillime dhe krejt kjo e bënë situatën të tensionime dhe mund të dërgoj në një destabilizim të rajonit”, tha Ibishi./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme