6 muaj nga lansimi i platformës “Superpuna”, mbi 3300 vende të lira pune

16:45 | 7 Gusht 2023
E.G

Në 6 muaj që nga lansimi i saj, platforma “Superpuna” ka krijuar mbi 3300 vende të lira pune dhe janë punësuar mbi 5100 persona.

Këshu bën të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera, sipas tyre, në 6 muaj, në platformë janë regjistruar mbi 13 mijë të rinj dhe 7300 biznese.

“6 muaj nga lansimi i platformës #SUPERPUNA. Mbi 3300 vende të lira pune e mbi 5100 të punësuar përmes kësaj platforme.”, thuhet në njfotimin e Lëvizjes Vetëvendosje./Arbresh.info

Të ngjashme