Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale D.N. nga Prizreni, për shkak të veprës penale lëndim i rëndë trupor, nga neni 189 par.1 të KPRK-së.
Të akuzuarin me iniciale D.N. gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, gjykata aprovoi kërkesën e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, që i njëjti dënim të zëvendësohet me dënimin me gjobë në shumën prej 2.000,00 euro në të cilën shumë të dënimit me gjobë do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak.
Sepse me datën 02.01.2016, në Prizren, i akuzuari në bashkëpunim dhe koordinim me veprimet e tij, pasi që fillimisht është fjalosur me të dëmtuarin me iniciale R.Z., më pas edhe e sulmon duke e goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë prerëse, shpuese të indeve të buta të regjionit muror dhe zverkor të kokës, të regjionit të shpatullës së krahut të dorës së djathë të regjionit përgjatë boshtit kurrizor të cilat paraqesin lëndime të rënda trupore të përshkruar si në ekspertizën mjeko ligjore, thuhet në njoftim nga zëdhënësja Afërdita Kicaj nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...