Qeveria e ka miratuar projektligjin që i hap rrugë pagës minimale në vlerë prej 264 euro bruto apo 250 euro neto, arbresh.info.
Ministri i Financave Hekuran Murati, në mbledhje tha se miratimi i këtij projektligji në Qeveri e Kuvend i hap rrugë sjelljes në Qeveri të vendimit për rritjen e pagës minimale në vlerë prej 264 euro bruto, apo 1.5 euro në orë.
“ Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë dhe plotësojë ligjet të cilat edhe ndërlidhin shumën e benificioneve apo kompensimeve me pagën minimale si dhe të ndryshojë shkallët tatimore në të ardhura personale dhe të ndryshojë procedurën të vendosjes së pagës minimale. Paga minimale konsiderojmë si ministri është instrument i tregut të punë andaj edhe duhet ti shërbejë këtij funksioni, andaj me miratimin e këtij projektligji paga minimale do të shërbejë vetëm për të rritur pagën e punëtoreve me pagë të ulët deri në një nivel adekuat.
Tutje Murati tha se ky ligj rregullon edhe shkallën tatimore.
“Kyr projekt ligj rregullon edhe shkallën tatimore ashtu siç e kemi premtuar dhe që e kemi në programin qeverisës ku tatimi në të ardhura personale vjetore deri në 300 mijë euro apo rreth 250 euro në muaj do të jetë zero% dhe nuk do të tatimohet”, tha Murati./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...