Google ADS

Miratohet Ligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

14:36 | 9 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ky ligj i iniciuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u votua në Kuvend me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Pra, përvec deputetëve të pozitës, mbështetjen për këtë ligj e dhanë edhe deputetët e LDK-së, ndërkaq ata të PDK-së nuk votuan fare.

Po ashtu, në seancën e sotme plenare është votuar edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe zhvendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.

Në lidhje me këtë projektligj, 61 vota ishin pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./arbresh.info

Të ngjashme