Procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi ka përfunduar dje.
Këtij procesi iu kanë përgjigjur masivisht qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në këto tri Komuna kalon shifrën prej 125 mijë.
Në Preshevë dhe Bujanoc shumica e banorëve janë të kombësisë shqiptare, përderisa në Medvegjë ka më shumë serbë.
Postimi i plotë i Arifit:
Ditën e djeshme, më 31 tetor 2022, ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Serbisë. Shqiptarët për herë të parë pas regjistrimit të vitit 2001 iu përgjigjen thirrjes për regjistrim. Nga rezultatet preliminare që kemi siguruar mëngjesin e sotëm, Bujanoci numëron 54.498 banorë dhe 13.000 amvisëri, Presheva ka 59.024 banorë dhe 11.654 amvisëri, dhe Medvegja 8.459 banorë dhe 5899 amvisëri.
Këto shifra tregojnë se komuna e Bujanocit është komunë në rritje, ku në krahasim me regjistrimin e fundit të rregulltë në vitin 2001, ku komuna jonë ka pasur gjithsej 43.302, sot është rritur për më shumë se 11.000 banorë.
Për gjithë këtë sukses, fillimisht duhet të falënderoj shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi Jan Braathu, i cili ishte garantuesi më i madh që ky proces do të zhvillohet në frymën e standardeve europiane, i cili më pastaj më hapi rrugën që të marrë iniciativën për takime konsultative me përfaqësuesit e partive tjera politike shqiptare në Luginë për t’iu përgjigjur pozitivisht regjistrimit. Pas tri takimeve konsultative në kabinetin tim, më datë 25 korrik 2022, nënshkruam deklaratën e përbashkët për të marrë pjesë në regjistrimin e popullësisë.
Vendimi për të dalë në këtë regjistrim nuk ishte i lehtë, pas bojkotit të vitit 2011, por në fund doli të jetë i drejtë. I drejtë, sepse demantuam shifrat e regjistrimit 2011, ku shqiptarët llogariteshin rreth 5.800 shqiptarë në gjithë Serbinë. Tanimë duket qartë se numri i shqiptarëve është rreth 100.000.
Dhe, në fund, por jo më pak të rëndësishëm, falemnderoj të gjithë qytetarët që u regjistruan, grupën punuese pranë administratës komunale, instruktorët që udhëhoqën këtë proces, si dhe një falemnderim i posaçëm për të gjithë regjistruesit në terren, të cilët derë më derë trokitën përgjatë një muaji për të regjistruar çdo banorë dhe çdo shtëpi apo banesë. /arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...