Këshilli Studentor të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës kanë marshuar kundër profesorit të Departamentit të Anglishtes Bekim Bejta, kërkesa e tyre ishte që të përjashtohet nga detyra e tij.
“Po du shkollë, e jo dhunë marre po m ‘vjen mem pa për çka jam t’u protestu”, ishin këto parullat që po mbanin studentët e mbledhur në këtë protestë.
Edon Nishori, përfaqësues i studentëve, tha se profesori Bekim Bejta ka kërcënuar studentët, por jo vetëm.
“Siç po e shihni edhe vet, edhe jeni njoftuar se ky është një marsh simbolik i organizuar nga Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë.
Siç po shihet ky është marsh simbolik në shenjë pakënaqësie ndaj profesorit Bekim Bejta, i cili vazhdon me dhunë psikike dhe çdo formë tjetër kërcënuese për studentët e Departamentit të Anglishtes, por edhe ndaj departamenteve të tjera dhe ndaj Këshillit Studentor të cilët vazhdimisht kanë reaguar për këtë çështje në mënyra e tyre zyrtare dhe jozyrtare, vetëm e vetëm për t’i mbrojtur studentët”, tha Nishori.
Madje ai e cilësoi profesor Bejtën si “një psikopat dhe dhunues psikik”, duke shtuar se do të vazhdojnë rezistencën e tyre edhe pas kthimit të tij nga pezullimi.
“Kemi vendosur se aq sa jemi në mënyra tona do të vazhdojmë rezistencën tonë. Ai është një psikopat dhunues psiqik dhe nuk di se çfarë epiteti me i vu këtij njeriu” , shtoi ai.
Nishori ishte në dijeni që profesori sot është pezulluar për gjashtë muaj nga puna, por ai tha se nuk do ndalet me kaq deri në përjashtimin e tij të plotë nga detyra e tij.
Festim Tasholli nga organizata studentore Unioni Demokratik Studentor tha se është hera e pestë që profesori Bejta dërgohet në Këshillin e Etikës, organ ky në UP.
“Profesori në fjalë është hera e pestë që dërgohet në Këshillin e Etikes. Katër vendimet e mëparshme të Këshillit të Etikës kanë qenë me masa shumë të lehta ku ka marrë vërejtje me shkrim apo iu është ndaluar monitorimi i për temat e masterit apo bachelorit dhe kjo mendoj që është një arsye tjetër që bën që të hezitojnë studentët të japin deklaratë”, tha Tasholli.
Profesori në Departamentin e Gjuhës Angleze, Bekim Bejta po akuzohet nga studentët për dhunë dhe shantazh ndaj studentëve të UP-së./Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...