Mot stabil e kryesisht me diell në ditët e para të pranverës. Fillimisht ngrica orëve të mëngjesit, nga dita e enjte më butë, parashikon “Prishtina Weather”.
Fushat anticiklonike do të dominojnë hapësirat e kontinentit europian edhe gjatë javës së parë të pranverës, që zyrtarisht fillon sot më 20 mars, në orën 16:33, në hemisferën veriore.
Nën këto kushte do të mbajë mot stabil, dhe kryesisht me diell. Në ditët e para të javës, paraqiten edhe vransira kalimtare, megjithëse pa ndonjë mundësi për të reshura. Gjithashtu orëve të mëngjesit mbetet ftohtë e me ngrica, e nga dita e enjte gjatë ditës do të kemi mot më të butë.
Qarkullimi ajror mbetet i mirë edhe në ditët e ardhshme, që edhe do të mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë më shumë në vlera të pranueshme. Orëve të mbrëmjes, në ato pjesë ku dominojnë qetësitë, ndotësit ajror mbeten më pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.
Datat:
21.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën do të ketë edhe vransira kalimtare, por me intervale më të gjata me diell.
22.03 – Ngrica në mëngjes. Ditën kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare.
23.03 – Kryesisht me diell. Ditën edhe vransira kalimtare.
24.03 – Kthjellët e me diell. Ditën më butë.
25.03 – Kthjellët e me diell, ditën më butë.
Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet nga -5C, ditën e hënë rriten edhe në 2C ditën e premtë, e maksimalet nga 7C e 10C ditëve të para, kapin vlera prej 15C e 17C, ditën e enjtë dhe të premtë.
Erërat frynë kryesisht nga verilindja mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta, megjithëse me tendencë të rënies.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj