Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se seanca e radhës do të mbahet të enjten.
Tahiri tha se me kërkesë të kësaj partie, në këtë seancë ndër të tjerash do të diskutohet edhe për dyvjetorin e Qeverisë Kurti.
Këto dy vjet, Tahiri i quajti të rënda për ekonominë dhe për politikën e jashtme dhe të brendshme.
“Është dakorduar që të ketë një seancë të rregull të enjten ku do të jetë diskutimi me kërkesë të AAK-së për dy vitet e Qeverisë Kurti. Lidhet me gjendjen e rëndë në rrafshin e brendshëm dhe atë diplomatik. Sot të gjitha çmimet janë rritur dhe çfarë nuk është rritur është paga. Është rritur fatura e energjisë”.
“Ekonomia është para kolapsit. Nëse flisni që ata që janë pronar të biznese, ankohen për mungesë të ndihmës dhe kushteve”, tha Tahiri.
“Paga minimale është 170 euro, na patën lodh me këtë pagë minimale. Asnjë fjalë për reformën sociale dhe për pensionistët. Andaj ne të enjten do t’i adresojmë këto çështje”, tha tutje ai./eo
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës