Google ADS

Kurti takohet me ambasadorët e akredituar në Kosovë

11:03 | 6 Shkurt 2023
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot me ambasadorët e e akredituar nga Qeveria në Kosovë.

Takimi do të mbahet në ora 11:00.

Këtë e bëri të ditur vet Kurti pas konferencës ku u lansua platforma për Punësimin e të rinjve.

“E kemi një takim me të gjithë ambasadorët e akredituar nga Qeveria në orën 11:00 pastaj e kemi një drekë punë më emisarin e veçantë Miroslav Lajçak”, tha Kurti.

Ky takim po zhvillohet para një dreke pune që pritet ta zhvillojnë shefi i ekzekutivit, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme