Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian (BE), i cili po mbahet në Kotor të Malit të Zi.
Gjatë fjalës së tij, Kurti ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë, terroristin Milan Radoiçiq i cili ishte i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajonin tonë janë të domosdoshme…Kërkoj nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radoiçiqin në Kosovë dhe gjithashtu dhe grupin e tij paramilitar që e kanë vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjaku më 24 shtator”, tha Kurti.
Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas tij ka sjellë shkatërrime në Ukrainë dhe ka shkruar kriza në Evropë.
Kurti pati edhe një porosi për Bashkimin Evropian.
“Nëse ka një porosi që dëshiroj t’i bart BE-së nga këtu, kjo është: kontrolloni progresin demokratik dhe reformat e BE-së dhe pastaj bazoni politikat në ato të dhëna”, tha Kurti.
Duhet theksuar se prezent në këtë samit është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe liderët e tjerë të rajonit. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...