Google ADS

Kryesia e Kuvendit me vendim të ri për tërheqjen e TRUST-it

11:31 | 22 Shtator 2022
E.H

Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje për mendim në qeveri u dërgua edhe Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, konkretisht për peticionin e organizuar për tërheqjen e 30% të mjeteve nga TRUST-i.

“Kryesia procedoi për mendim në qeveri Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116″”, thuhet në komunikatën për media.

Në këtë mbledhje Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme