​Krasniqi: Sot do të kërkojmë shtimin e numrit të infermierëve për menaxhimin e COVID-19

11:16 | 13 Korrik 2022
A Z

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, sot ka mbajtur takim me drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja të me COVID-19.

Pas takimit, Krasniqi tha se ishte një takim i zakonshëm, por që me rritjen e rasteve me COVID-19 duhet të jenë të përgatitur.

Drejtori i ShKUK tha se në QKUK ka mungesa të mjekëve e të infermierëve e se janë duke bërë përpjekje në këtë drejtim, që të shtohet stafi.

“Normalisht me rritjen e rasteve me tendencën e përkeqësimit të situatës duhet të jemi të përgatitur për fluks të madh të pacientëve. Numri në spitale tona sillet te 40. Qëllimi i takimi ishte rishikimi i planeve tona. Të rishikojmë infrastrukturën, pajisjet mbrojtëse për personel shëndetësor dhe material shpenzues dhe shtimin e stafit infermier. Ne do të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve sepse numri i pacienteve në klinika nuk është i madh. Ne kemi takime dhe përgatitemi që çdo pacient të ketë mundësi për trajtim të nevojshëm. Ka mungesa sidomos te anesteziolog, pulmolog. Ka mungesa në nivel QKUK. Pjesa më të madhe e kemi te stafi infermier. Sot edhe zyrtarisht po bëjmë përpjekje për staf shtesë të infermierëve. Trupat profesionale janë dukë bërë përpjekje që të rikthejnë në funksion pajisjet”.

Sa i përket dëmtimit të pajisjeve, Krasniqi tha se janë duke pritur për vlerësimin e dëmeve, ndërsa furnizimi me barna ai thotë se është më i miri.

Për çrregullime, drejtori tha se po paraqiten probleme pasi shumë lëndë kanë qenë të patrajtuara nga OSHP.

“Ende nuk kemi vlerësim të dëmeve në pajisje. Sa i përket pacienteve për mundësinë e marrjes së shërbimeve derisa të rikthehet në funksion. Ne po presim deri sa të bëhet vlerësimi dhe ministri është shumtë i angazhuar të bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme. Furnizimi me barna është më i miri i mundshëm në ShSKUK. Çrregullimet  që po na paraqiten janë sepse një numër i lëndëve kanë qenë të patrajtuara në nivel të OSHP. Dhe çështjet me infrastrukturë ligjore”, tha Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme