Google ADS

Krasniqi, Kurtit: Kqyri more punët e tua, s’të ka mbetë ty çlirimi e demokratizimi i serbëve

11:52 | 2 Qershor 2023
Diellza Gashi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti.

Në fjalimin e tij, Krasniqi ka thënë se populli meriton më shumë sinqeritet nga kryeministri, madje ai tha se për të gjithë situatën në veri është vetë fajtorë Kurti, shkruan Arbresh.info.

“Dua veç ta shohë kryeministrin se a ka pernime. Kryeministër po sillesh si një gazetar mediokër i një mediumi publik që lexon statistika. Ky popull meriton prej teje për ma shumë sinqeritet. Zgjedhjet në veri janë për shkak të gabimeve tua. Ke thënë targa, ku janë targat, s’ka sepse ti je tërheq. Veç na të mbështetëm, na ke thirrur për me i shty zgjedhjet. Veç me marrë pjesë Lista Serbe na shtyje në zgjedhje. Mirë fort i ke fitu dy komuna dhe ke shku si me qenë në Vushtrri, edhe ne i fituam dy. Pa njeri të lemë nuk je marrë vesh, vet ke vazhdu e pa u koordinu. Je mësuar tërë jetën me punu msheftë. E ke mshel një kryetar në Komunë si Oso Kukën në kullë.

Madje kryetari i PDK-së, ftoi kryeministrin Kurti që të dalin vet në veri dhe ta shohin situatën nga afër.

“Erdenin pse nuk po e çon në komunë të Mitrovicën. Çoje në ndërtesën e Komunës në veri. Mundësh këta që nxehen tu pi çaj në fb me i mashtru. Je ardhë mem tregu reportazhe. Mos na kallxo që ka kriminel por shko arrestoi. Nëse ti po e kallxon të vërtetën atëherë po rrejnë i madh e i vogël. Mos më keqkuptoni edhe ne mundem me shku dhe nuk na largojnë strukturat e Vuçiçit. Pse nuk po shkon ti o zotëri, unë po vij me ty edhe po hymë bashkë në zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, nëse tutës. Je tu luajtur me zjerm, nëse të ka metë marak zjarrmi i mëparshëm por nuk mundesh. Çlirimtar i serbëve, ty të ka mbet me i çliru”, tha Krasniqi.

Në fund Krasniqi ka thënë se nuk do e lejojë që të rrezikoj raportin me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, sepse sipas tij pa Amerikën nuk mundemi me majtë vendin.

“Ti je ba me e demokratizu Serbinë, e ke pranu një marrëveshje katastrofale. Çka ke arritë, a i ke çliru serbët. Ke arritë me e dëmtu, të kanë përjashtu prej ushtrimeve Ushtrinë e Kosovës, Defender 2023. Ju kanë thanë shkoni në shpi, ti kanë analu vizitat në Amerikë, ti kanë anulu vizitat në Evropë. Hera e patë sekretari amerikan me denu Kosovën. Nuk të lejojmë me reziku raportin me amerikan, vallahin. Pa amerikanët nuk mundesh me mbajtë pushtetin në zyrën tane, çfarë deklarate është nuk me ka zgjedh ambasadori por populli. Ktheje normalitetin dhe çasjen.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme