Ish-kryediplomatja greke zgjidhet Raportuese për Kosovën në Këshill të Evropës

15:05 | 16 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka uruar ish-ministren e jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis, e cila është zgjedhur Raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Hoxhaj, këtë lajm e dha përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.

Hoxhaj shkruan se, Greqia është një partner rajonal, si dhe një partner i fortë evropian, si një anëtar i BE-së.

“Është mirë të shoh miken Dora Bakoyannis që u zgjodh si Raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës. Për ne, Greqia është një partner rajonal, si dhe një partner i fortë evropian, si një anëtar i BE-së. Urime!”, ka shkruar Hoxhaj tutje./arbresh.info/

https://twitter.com/enver_hoxhaj/status/1504092003105189891?s=21

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme