Haradinaj pas takimit me Lajçakun: E lexuam në tërësi dokumentin e draft-satutit të Asociacionit

12:47 | 7 Nëntor 2023
Arbresh

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u deklarua për media pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Haradinaj, tha se Draft-Asociacioni iu jep të drejta serbëve në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh,info.

Për dallim nga kolegët e tij opozitarë nga PDK e LDK që deklaruan se nuk u njoftuan me dokumentin, Haradinaj e tha të kundërtën.

“Sapo e përfunduam takimin me z.Lajçak dhe patëm mundësinë që të njoftohemi me dokumentin e draft statutit të Asociacionit, që ta lexojmë në tërësi. Kemi lexuar draftin në tërësi, drafti e shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep komunave me shumicë serbe, duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Haradinaj./Arbresh.info/

 

 

 

Të ngjashme