Google ADS

Gërvalla takon lobuesin e fuqishëm për një Kosovë me liberalizim vizash dhe anëtare në KiE

14:09 | 31 Maj 2022
A. B.

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, po qëndron për një vizitë në Gjermani.

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, i cili edhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm që Kosova të futej në rend dite në takimin e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës, ka njoftuar për takimin me Gërvallën.

Abrahami ka thënë se ka pasur një bisedë shumë të mirë me Gërvallën dhe se kanë biseduar në detaje sa i përket situatës në Ballkan dhe se kanë folur edhe për perspektivën evropiane dhe raportet Gjermani – Kosovë.

“Ministrja vuri në dukje rritjen e këndshme ekonomike në vendin e saj dhe ishte në gjendje të raportonte mbi progresin e bërë në luftën kundër korrupsionit”, shkroi Abrahami në njoftimin për takimin.

Abrahami në fund ka thënë është e rëndësishme që e ardhmja e Evropës t’ia japë Kosovës një perspektivë konkrete dhe të besueshme të anëtarësimit në BE.

“Hapat e ardhshëm duhet së pari të jenë udhëtimi pa viza dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Abraham./arbresh.info/

Të ngjashme