Escobar në Kosovë, fillimisht takon Osmanin pastaj Kurtin

07:56 | 19 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi pritet të ndodhë në orën 9:50, sipas njoftimit nga kryeministria.

Paraprakisht, Gabriel Escobar do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, me fillim të orës 8:30, dhe ndërkohë gjatë ditës, ai do të takohet edhe me krerët e opozitës.

Përveç liderëve institucionalë, Escobar do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive opozitare./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme