Google ADS

Donfried: Urgjente të punojmë që Kosova të sigurojë vendin e duhur në institucionet europiane dhe euroatlantike

18:41 | 25 Prill 2022
A Z

Karen Donfried, Zëvendës-Sekretarja amerikane e Shtetit për çështje Europiane dhe Euro-Aziatike, ka thënë se gjendet në Kosovë në një moment përcaktues në veçanti për Ballkanin Perëndimor, kjo në kohën kur Ukraina është në luftë nga agresioni rus.

Ajo këto deklarata i ka bërë në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë vizitës së saj në Kosovë, ku dha një mesazh  në adresimin e saj të sotëm se pikërisht në këtë periudhë, është urgjente të punohet që Kosova ta sigurojë vendin e saj në institucionet europiane dhe euroatlantike, duke përmendur kështu edhe marrëveshjen finale me Serbinë me njohje reciproke.

”Siç e dini jam këtu, në një kohë sfiduese, në një moment përcaktues për Europën, e në veçanti për Ballkanin Perëndimor. Lufta e pajustifikuar dhe brutale në Rusi, na ka treguar sa e rëndësishme dhe urgjente është që të punojmë për të siguruar që Kosova dhe fqinjët e saj të vazhdojnë reformat e domosdoshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin e tyre në institucionet europiane dhe euroatlantike. Edhe pse e fituar me shumë mund, paqja dhe progresi i Kosovës nuk duhet të mirren si e mirëqenë. Të gjithë ne duhet të punojmë çdo ditë për të siguruar nevojën e qytetarëve tanë. Kjo do të thotë avancimin e përpjekjeve për të siguruar që Kosova e merr vendin e duhur në institucionet e saj europiane dhe euroatlantike përfshirë përmes marrëveshjes për normalziimin e marrëdhënivee me Serbinë që përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë”, tha ajo./arbresh.info/

Të ngjashme