Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se edhe vetë kryeministri ka paralajmëruar se na pret një dimër i vështirë.
Madje ajo theksoi se në komisione dhe seanca po mundohen të ngrisin shqetësimet e qytetarëve, por që nuk po merren seriozisht nga qeveria, e cila sipas saj, nuk po merret as me shqetësimet e qytetarëve e as me grevën disa javore.
“Edhe vetë kryeministri ka thënë se do të jetë një dimër i vështirë për arsye se kemi rritje të inflacionit. Prej vitit 1999 nuk ka pasur reduktime siç ka pasur në muajin gusht. Po Qeveria deri tash nuk ka marrë ndonjë hap që tregon se si do ta presim dimrin”.
“Ai në çdo seancë paralajmëron se do të ketë krizë. Ne po mundohemi ndërmjet seancave mes komisioneve e konferencave t’i ngrisim shqetësimet e popullit. Mirëpo Qeveria ka vendosur që mos të merret me opozitën dhe as popullin. Tash nuk po merret as me grevën”.
Me këtë krizë që po ballafaqohet vendi, Krasniqi shtoi se mund të ketë edhe zgjedhje nacionale.
“Tërë këto kriza, ndoshta mund të ketë edhe zgjedhje nacionale. Mirëpo ne nuk jemi duke punuar për të rrëzuar qeverinë, mirëpo qeveria duhet të punojë për atë përqindje sa ka marrë. Deri më tash nuk kemi parë që ka bërë ndonjë punë të mirë prej se ka marrë udhëheqjen e qeverisë”.
Sa i përket dialogut, deputetja e LDK-së theksoi se nuk ka transparencë dhe se madje nuk ka pasur as debat lidhur me këtë çështje.
“Ne po shohim që nuk ka aspak transparencë. Në Kuvend ende nuk ka pasur asnjë debat lidhur me këtë çështje sepse kryeministri gjithmonë gjen arsye të mos vije për raportim. Nuk ka as transparencë lidhur me dialogun”. /EO
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante