Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me iniciale I. K., nën dyshimet se ka kryer veprën penale mashtrim, duke keqpërdorur detyrën si zyrtar i Komunës së Fushë Kosovës.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit, sot me datë 13.06.2022, gjate ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar të dyshuarin me iniciale (I. K.), i cili dyshohet se duke e keqpërdorur pozitën e tij si zyrtarë në Komunën e Fushë Kosovës, i ka mashtruar ankuesit në këtë rast, i ka joshur duke ju premtuar që do ti ndihmoj në marrjen e subvencioneve, dhe viktimat në rastin konkret, duke e pasur parasysh se i njëjti punon si zyrtarë në Komunë i kanë besuar dhe i kanë dhënë para (disa mijë euro) për rregullimin e dokumenteve dhe aplikimin për subvencione, e që në fakt i dyshuari nuk ka rregulluar dokumente e as që ka aplikuar për subvencione, duke ju shkaktuar dëm të konsiderueshëm material ankuesve” thuhet në njo komunikatë për medie, transmeton arbresh.info
“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet tutje në këtë komunikatë për medie.
Me këtë rast sipas Policisë së Kosovës, personi i cili është burgosur për 48 orë, dyshohet se ka kryer vepër penale “Mashtrim” përcaktuar sipas kodit penal të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit