Tashmëështë bërë e zakontë që në QKUK, pacientët të presin me ditë e muaj për të kryer qoftëedhe njëndërhyrjetëthjeshtë, e krejt kjo si rezultat i mungesës së aparaturave apo vjetërsisë së tyre, shkruan portali arbresh.info.
E njëjta gjendje është edhe në repartin e Kardiologjisë. Në këtë repart janë duke pritur rreth 590 pacientë për të kryer një angiografi koronare. Ndonëse aparati për (stentime) ështëblerë tash e dy vite, ai ende nuk ka ardhur në Kosovë.
Në QKUK, thonë së ky aparat tash e dy vite gjendet në Austri, Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse në QKUK, ka thënë për Arbresh.info, se me ardhjen e këtij aparati lista e pritjes sëpacientëve do të ishte zvogëluar.
“Momentalisht është në funksion angiografi (Shimatzu). Nga fillimi i vitit janë realizuar 600 angiografi koronare dhe 320 PCI (stentime). Në pritje për angiografi janë590 pacientë, për stentim 86 pacientë.Aparati i dytë (salla e dytë e kateterizimit) lehtëson shumë punën, sidomos lejon planifikimin e sigurtë të pacientëve nga lista. Kjo mundësohet se shpesh rastet akute janë në sallë, natyrisht se këto raste kanë përparësi. Pra, pritet që me dy aparate lista shpejtë të zvogëlohet (para 6 muajve ka qenë 1052 pacientë në pritje”, ka shtuar Qyqalla.
Ndërsa e pyetur se kur pritet të vijë ky aparat, Qyqalla ka thënë se kjo është nën kompetencë tëMinistrisë sëShëndetësisë.
“Angiografi (Philips) pritet të instalohet kur të bëhet adaptimi i hapësirëstë dedikuar për të. Kjo është në kompetencë dhe mbikëqyrje të Ministrisë së Shëndetësisë – pra, informatat më detaje mund të merren në MSH”, ka përfunduar ajo.
Por për vonesën e kësaj aparature dhe se kur do të vijë kjo aparaturë në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë, shkurt për Arbresh.info, ka thënë se përmomentin nuk kanë përgjigje.
” Ne do te kërkojmë informacion nga Njësia e Infrastrukturës në MSh, në momentin eparë që informatat na përcillen do t’ju përgjigjemi”, kanë shkruar përmes adresëselektronike.
Ndërsa Time Kadrijaj, anëtare e Komisionit Parlamentar tëShëndetësisë në një përgjigje për Arbresh.info, thotë së janë të informuar për këtëçështje.
” Komisioni parlamentar ka ngrit një grup punues që po monitoron se pse ky aparat po qëndron atje, dhe ne e kemi ftuar edheministrin dhe ai ka premtuar qëështë në procedura për të parënëse do të mundet ta sjellinkëtëaparaturë sa më parë në Kosovë. Këto aparatura do t’indihmojnëMinistrisë sëShëndetësisë që buxheti isaj të kursehet mbi 1 milion eur,o pasi që këto shërbimekushtojnë më së shumti. Ne kemi ngritur këtëshqetësim dhe do tëvazhdojmë tëmonitoroj dhe të bëjmë presion që të vij sa me parë pasi qëështëblerë”, ka përfunduar Kadrijajpër Arbresh.info.
E deri sa kjo aparaturë të vijë dhe t’i bëhet vendi në Klinikën e Kardiologjisë, pacientët do të vazhdojnë të presin ose t’u drejtohen klinikave private./VSelimi/Arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç