Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës.
Në aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një autobus.
Këtë e bëri të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Borovci tha se të lënduarit kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”- theksoi ai./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag