Google ADS

Abdixhiku: Niveli përfaqësues i yni s’ka qenë kurrë më i ulët se kaq

13:39 | 13 Prill 2018
V. S.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se Kosova udhëhiqet nga njerëz që kanë vetëm fjalë për drejtësi. Sipas tij, rreth vete mbajnë njerëz me aktakuza për krim e ndikim parapolitik. Ai përmend aktakuzat e tre ministrave, një deputeti dhe një këshilltari që deri më tani nuk kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbajnë.

Përmes facebook-ut, Abddixhiku  ka shkruar se “Niveli përfaqësues i yni s’ka qenë kurrë më i ulët se kaq”.

Postimi i plotë:

 “Me aktakuzë për kapje e korrupsion janë 3 ministra të Qeverisë, 1 deputet dhe 1 këshilltar i Kryetarit të Kuvendit. Deri më tani asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim, asnjë përgjegjësi. Krimi trajtohet si krejt i zakonshëm. Udhëhiqemi nga njerëz që gojën e kanë plot me fjalë për drejtësi, por rreth vete mbajnë njerëz me aktakuzë për krim e ndikim parapolitik”, përfundon Abdixhiku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme