Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka shpalosur disa “dështime” të Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin.
Në një konferencë për media, Abazi ka thënë se ka dorëzuar kërkesë për të formuar Komisionin Hetimor për Privbatizime, por që është bllokuar nga sekretarja e VV-së, Diona Mihali.
Sipas Abazit, raportet e Qeverisë me ShBA-të janë të plasaritura, dhe se për këtë fajtor është Albin Kurti.
“Opozita nuk mund ta rrëzojë këtë qeverisje, Grenelli nuk ekziston më, Escobar nuk është njëri që krahasohet me Grenellin dhe asnjë interes nuk ka askush ta rrëzojë Qeverinë Kurti. Unë e asnjë deputet me integritet brenda VV-së, nuk është i interesuar ta rrëzojë Qeverinë Kurti dhe nuk do t’ia jap askujt kënaqësinë ti shfaqin dështimet në qeverisjen dyvjeçare. Zgjedhjet e brendshme në VV, vrasja e plotë e demokracisë në Kosovë, lënia jashtë e aktivistëve të kahmotshme të VV-së. Dështimi në diplomaci. Kam kërkuar që të formohet Komision Hetimor për privatizime por që është bllokuar me urdhër të sekretares së VV-së, Diona Mihali”, tha Abazi.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad