Ministria e Financave ka prezantuar masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.
Subvencionimi do të bëhet përmes llogarive bankare të familjeve përfituese. Janë 21 mijë familje me 81 mijë anëtarë përfitues. Shuma totale e subvencionimit është pesë milionë euro, derisa masa është mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri Albin Kurti, tha se po mbështesin familjet me asistencë sociale për blerjen e lëndëve djegëse. Ai përmendi të arriturat e kësaj Qeverie sa i përket mirëqenies së qytetarëve.
“Shumë sfida i kemi kaluar dhe i kemi shndërruar në arritje. Varësisht nga rrethana mund të ndryshoj rrethana po asnjëherë cakun. Përkrahëm me 1.4 milion euro katër kuzhina popullore 36 mijë pako ushqimore. Qysh në vitin e parë të Qeverisë tonë e formuar kujdesimin e nënave e lehonave. Aktualisht jemi në proces të sipër të subvencionimit të energjisë elektrike”.
“Sot jemi bashkë për ta prezantuar edhe një masë e cila në qendër ka grupe të cenueshme të shoqërisë ata që kanë nevojë më së shumti për dorën e shtetit. 5 milionë euro kemi nda, ku qeveria do të mundësoj masën për blerjen e lëndëve djegëse për familjet me asistencë sociale. Jemi dhe do të mbetemi qeveri që udhëheq e mbështet dhe nuk lë askënd mbrapa”.
Ministri i Financave Hekuran Murati tha se në kuadër të kësaj mase për një familje katër anëtarësh do të jepen 120 euro dhe 30 euro për çdo anëtarë të familjes.
Përfitues të kësaj mase siç tha Murati do të jenë familjet me asistencë sociale.
“Masa më e fundit është kjo për familjet me asistencë sociale ku do të përftojnë për mbështetje shtesë për blerjen e lëndës djegëse, për stinën e dimrit. Pakoja energjetike emergjente është mbështetë nga Bashkimi Evropian. Janë 5 milionë euro të alokuara për këtë masë”.
“Qendrat për punë sociale i kanë familjet me asistencë sociale. Për një familje katër anëtarësh janë 120 euro dhe 30 euro për çdo anëtarë të familjes, që i bien gjithsej 240 euro për një familje katër anëtarësh. Ai po ashtu tha se janë në proces të verifikimit të familjeve, ku janë diku 21 mijë familje ”./eo
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League