Vdekja e komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Haradinaj: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë

08:09 | 16 Tetor 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Gjeneralit Mike Jackson, Komandantit të parë të KFOR-it.

Ai u shpreh i mërzitur nga lajmi duke thënë se ai ishte ersonalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm që në ditët e para të lirisë, shkruan Arbresh.info.

“Gjeneral Jackson, ishte lider pragmatik, ushtarak me plot kuptimin e fjalës dhe mik i madh i Kosovës. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në disa procese vendimtare për vendin.”, u shpreh ai.

Haradinaj ka thënë se ka qenë i nderuar të bashkëpunoj me të gjatë procesit të shtet-ndërtimit të Kosovës, dhe nga ky bashkëpunim lindi një miqësi e sinqertë.

“Kontributi i tij për Kosovën është i pazëvendësueshëm dhe do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë, me mirënjohje të përhershme.”, tha ai.

“U prehtë në paqe!”, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info/

Lajmin për vdekjen e e Ambasadës së Britanisë në Kosovëkomandantit të parë i KFOR-it, Sir Maike Jackson.

Kjo ambasadë ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta gjeneralit./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vdes komandanti i parë i KFOR-it, Gjenerali Mike Jackson

Të ngjashme