Dy persona janë lënduar si pasojë e therjes me thikë rreth orës 21:20 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policië për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e cila tha se lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.
“Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona”, ka thënë ajo.
“Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, ka thënë ajo./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Një i mitur theret me thikë nga një i mitur tjetër në Prishtinë
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...