Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ditën e sotme Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali e cila po realizon vizitën e saj të parë zyrtare në vendin tonë pas marrjes së detyrës së fundmi.
Duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe vëllazërore ndërmjet dy shteteve tona, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka ofruar në forume dhe proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, e veçanërisht në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, në bisedë u diskutua rreth zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si vazhdimësi e punës që është realizuar në tri vitet e fundit.
Kryeministri Kurti veçoi edhe disa nga projektet e përbashkëta, në mesin e tyre inaugurimi këtë vit i ALPEX për bashkimin e tregjeve energjetike Kosovë-Shqipëri apo edhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës që bashkon edhe qytetet historike të Gjakovës dhe Shkodrës, si dhe mundësitë që paraqiten për të tashmen e të ardhmen.
Ai theksoi se si dy Republika parlamentare, bashkëpunimi edhe mes dy Kuvendeve tona ka arritur maja më të larta e një nivel të ri.
“Vizita e Kryetares Spiropali është dëshmi e angazhimit të përbashkët për thellimin e marrëdhënieve dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy republikave, teksa angazhohemi për mundësi të reja ndërveprimi për zhvillim të përbashkët dhe sjelljen e qytetarëve në të dy anët e kufirit më pranë njëri-tjetrit.”, thuhet në njoftim.
Kurti e falënderoi Spiropalin për bisedën e zhvilluar si dhe i uroi qëndrim të frytshëm në Kosovë./Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...