Google ADS

Pacolli kishte paralajmëruar një njohje të re, sot takoi presidentin e një “shteti të madh afrikan”

21:28 | 19 Janar 2022
Përparim Bublaku

Naim Murseli, këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjatë një udhëtimi që kanë pasur me Pacollin nga LLugano në Paris, askush nuk i kërkoi pasaportën e tij, bagazhin apo për ndonjë teste për Covid-19.

Por, siç ka shkruar ai në Facebook, e njëjta gjë nuk ka ndodhur edhe në Aeroportin e Prishtinës.

Ai ka njoftuar se ata kanë takuar një president të një shteti të madh afrikan.

“Me avionin e tij zëvendësues udhëtuam sot së bashku me z. Pacolli nga Lugano për në Paris, në një vizitë të shkurtër, ku takuam Presidentin e një shteti të madh Afrikan. Ndryshe nga Aeroporti i vendit të tij (Atë të Prishtinës) në atë të Luganos apo edhe të Parisit, askush nuk i kontrolloi pasaportën e tij, bagazhin ose ndonjë test Covidi, por nga makina deri te dera e avionit”, ka shkruar Murseli.

Kujtojmë se Pacolli javë më parë kishte paralajmëruar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga një shtet afrikan. Por, ai kishte akuzuar kryeministrin Kurti se ka injoruar shkresat nga ai për takim me delegacionin e këtij shteti. Pacolli ka lobuar dhe kishte siguruar disa njohje Kosovës nga kontinenti afrikan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme