Kurti e Nagavci sot marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të dy shkollave në Podujevë

07:00 | 4 Shtator 2024
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetarin e Komunës së Pudujevës, Shpejtim Bulliqi, sot, do të bëjnë përurimin e dy shkollave të reja në këtë komunë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, nga ora 09:30 – Prerja e shiritit dhe manifestimi në oborrin e shkollës “Musli Dumoshi” në Dumosh.

Ndërsa nga ora 10:30 -Prerja e shiritit të shkollës “Ali Hadri” në Obrançë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme