Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift.
Sipas njoftimit, si e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm të ADA-s me institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht në arsimin dhe aftësimin profesional, shkruan Arbresh.info.
Diskutuan edhe për mundësitë për thellim të bashkërendimit në zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejmë të arsimit dual që është në vitin e tretë të zbatimit tashmë në 12 profile, 25 shkolla nga gjithsej 15 komuna me 1607 nxënës.
Gjithashtu biseduan edhe për digjitalizimin në shkolla dhe turizmin kulturor dhe mundësitë e bashkëpunimin në këto drejtime.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift në takim ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer dhe Drejtorja e ADA-s për Kosovë, Rita Glavitza. Bashkë me kryeministrin Kurti në takim ishte Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi./Arbresh.info/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media