Arrestohet zyrtari i ndërtimit në Prizren pas keqpërdorimit të detyrës

21:28 | 7 Tetor 2024
Q L

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një zyrtar nga Inspektorati i Ndërtimit në Komunën e Prizrenit të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas policisë, i dyshuari është përfshirë në keqpërdorim të pozitës lidhur me ndërtimin e një kompleksi në fshatin Landovicë-Prizren, shkruan arbresh.info.

“Në bashkëveprim edhe me prokurorin kompetent ka kryer veprime hetimore pas dyshimeve se zyrtar nga Inspektorati i Ndërtimit në Komunën e Prizrenit mund të jenë përfshirë në keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me ndërtimin e një kompleksi në fshatin Landovicë-Prizren”, thuhet në njoftim.

Tutje policia njofton se: “Nga dëshmitë e rastit është siguruar dyshimi i arsyeshëm se inspektori përgjegjës i ndërtimit nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, duke lejuar që pronari ta modifikoj objektin, dhe gjithashtu ka dështuar për të ekzekutuar konkluzionin për rrënim duke ndërmarrë vetëm parcialisht rrënimin”

Sipas njoftimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Të ngjashme