Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .
Sipas njoftimi, të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë karabinë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth 100 gramë barut, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orësh./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?