Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka reaguar pas raportimit të mediave se Prokuroria Speciale ka nsiur hetimet ndaj tij lidhur me rastin e ambalazhuesve.
Me anë të një postimi në Facebook, Aliu tha se nuk ka patur njoftim zyrtar, shkruan Arbresh.info.
Ai theksoi se është i gatshëm që të bashkëpunojë deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.
“Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.”, ka shkruar ai.
Arbesh.info ka pyetur Prokurorinë Speciale nëse raportimet për nisjen e hetimeve ndaj ministrit Aliu janë të vërteta mirëpo deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.
Ndryshe, lidhur me rastin e ambalazhuesve, më 11 tetor 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi një muaj paraburgim Naser Hafizit, i cili mban pozitën ushtruesit të detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës./Arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit