Google ADS

59 mijë euro u shpenzuan për fishekzjarre në dy vitet e fundit

18:04 | 10 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Vetëm gjatë këtij viti, në vend kanë hyrë fishekzjarre në vlerë prej 23 mijë e 400 euro, shifër kjo që për dy vitet e fundit shkon në rreth 59 mijë euro, shkruan Gazeta Express.

Kosovarët duket se i kanë përfunduar përgatitjet për festat e fundvitit. Edhe këtë vit, ndërrimin e motmoteve ata duket se kanë vendosur që ta festojnë me fishekzjarre.

Sipas statistikave të Doganës së Kosovës, vetëm deri më dhjetor të këtij viti, në vend kanë hyrë 13 mijë e 723 kilogramë fishekzjarre, që kanë kushtuar më shumë se 23 mijë euro.

Por, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit janë blerë më pak fishekzjarre. Vetëm për fishekzjarre kosovarët vjet kishin shpenzuar rreth 45 mijë euro.

Për dy vitet e fundit, shuma e parave të shpenzuara shkon në më shumë se 58 mijë euro. Derisa vendi prej ku janë importuat gjithë këto fishekzjarre është Kina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme