57-vjeçari që mori zemrën e një derri gjatë transplantim të parë të zemrës së derrit në botë ka një të kaluar kriminale.
Ai ka goditur një burrë shtatë herë me thikë duke e lënë atë të paralizuar, sipas BBC.
David Bennett, u dënua pasi plagosi me thikë Edward Shumaker në vitin 1988.
Leslie Shumaker Downey tha se vëllai i saj vdiq në vitin 2007 pas gati dy dekadash komplikimesh shëndetësore të lidhura me sulmin.
Sipas ekipit që kreu operacionin, të dhënat kriminale të dikujt nuk mund të jenë kurrë arsye për të refuzuar trajtimin e tyre.
Sulmi ndodhi në muajin prill të vitit 1988 pasi gruaja e Bennett u ul në prehrin e Shumaker, i cili ishte 22 vjeç në atë kohë, tha Downey.
Në një furi xhelozie, Bennett e goditi me thikë pas shpine Shumakerin. Bennett u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vjet burg. Ajo tha se askush nuk e kishte kontaktuar atë për operacionin e Bennett dhe dëgjoi lajmin vetëm kur i tregoi vajza e saj.
Kujtojmë se Bennett po shërohet pas procedurës eksperimentale që zgjati shtatë orë në Baltimore, ku iu transplantua me sukses zemra e një derri të modifikuar gjenetikisht.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...