Google ADS

56 noterë të rinj nga sot i janë shtuar Republikës së Kosovës

11:13 | 22 Mars 2024
L G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë certifikatat për 56 kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Noterisë, raporton Arbresh.info.

Haxhiu tha se ndjehet krenare që ky proces ka qenë procesi më meritor dhe me transparent në Kosovë.

“Sot jemi këtu pas një rrugëtimit të gjatë, ndonëse sistemit noterial ka kohë që ballafaqohet me një numër te vogël të noterëve, duke e ditur se ka qenë procesi më i konfrontuar ndonjëherë. Kam kënaqësinë e veçantë te ju uroj te gjithë juve qe po krijoni të ardhmen që të kontribuoni në sistemin noterial. Nga 437 kandidatë jeni ju ata qe keni kaluar provimin e noterisë”, tha Haxhiu.

Sipas saj, 100 pozita të lira do të jenë për noterë, ku për herë të parë janë të përfshirë edhe komunat me shumicë serbe./Arbresh.info/

Të ngjashme